"Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë një zë unik në Kosovë"
Lokale

"Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë një zë unik në Kosovë"

29.May.2015 14:31
0
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kërkuar nga drejtuesit e Lëvizjes "Vatra" që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë unikë në kërkesat e tyre për institucionet e Kosovës, ndërkohë që ka premtuar bashkëpunim të plotë të institucioneve komunale, me përfaqësuesit e këtij subjekti politik.

Gjatë një pritje për kryetaren e re të Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani dhe delegacionin e saj, Bunjaku - Rexhepi ka thënë se Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e fundit, ka miratuar një kërkesë të këtij subjekti, të cilën e ka prezantuar Sejdullah Kadriu, si përfaqësues i zgjedhur i qytetarëve të Luginës së Preshevës në vendimmarrjen e këtushme komunale, për t`i rekomanduar qeverisë së Kosovës krijimin e lehtësirave për pajisje me dokumente personale për banorët e zhvendosur nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

“Përkrahja jonë si institucione komunale nuk do të mungojë asnjëherë, brenda kufijve ligjorë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, duke i këshilluar grupimet politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilat veprojnë në Kosovë, që të jenë bashkë në kërkesat e tyre të arsyeshme, transmeton 2lonline.com.

Duke nënvizuar angazhimin e Komunës së Gjilanit në përkrahje të Luginës së Preshevës, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se këtu është hapur Zyra Ndërlidhëse si dhe është themeluar Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar. Kurse në Kuvendin Komunal, Lëvizja “Vatra” përfaqësohet me një anërtar.

Ajo është shprehur e kënaqur që Lëvizja “Vatra” i është besuar një femre, për ta udhëhequr, duke thënë se nuk ka dyshim që Gentina Shabani do ta arsyetojë këtë besim të banorëve të Luginës së Preshevës.

Ndërkaq, Gentiana Shabani, e cila vizitën e parë si kryetare e “Vatrës” e ka bërë pikërisht në Kuvendin Komunal të Gjilanit, të cilin e udhëheq Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se pret që bashkëpunuimi i mirë me autoritetet e këtushme komunale, të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Titulli.com/

Mungesë e teksteve, Lugina kërkon ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës (Video)
Pajisja e shpejtë me pasaporta, shpëton maturantët nga mbetja në shtëpi!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration